Share
HP-webOS-palm
Meg Whitman, CEO e Hewlett-Packard më në fund ka bërë të ditur fatin e sistemit operativ WebOS duke theksuar se do të bëjë kodin e WebOS, të hapur.

 

Whitman dhe anëtari i bordit të HP, Marc Andreessen kanë thenë se janë shumë të lumtur për WebOS dhe mendojnë se gjëja më e mire është të bëhet teknologji me kod të hapur, për të kontribuar në të dhe për të investuar në të. “Ne do të shfrytëzojmë energjinë e komunitetit për të bërë këtë një alternativë më të mire ndaj sistemeve tjera operative” tha Whitman.

 

HP tha sot se zhvilluesit, partnerët, inxhinerët e HP dhe prodhuesit tjerë të harduerit mund të sjellin avancimet e vazhdueshme dhe verisonet e reja të WebOS në treg. HP gjithashtu do të kontribojë ENYO, një framework aplikacionesh për WebOS, të cilën komuniteti në të ardhmen do ta ketë në dispozicion të vetin.

Andreessen ka thënë për TechCrunch se për shkak të modelit open source, do të ketë tablet të fuqizuar me webOS dhe HP thekson se kompanitë veçse do të fillojnë punët në këtë drejtim brenda vitit të ardhshëm. Whitman thekson se në treg do të mund të shohim diçka në vitin 2013. Ajo aludoi për këtë para disa javëve por gjërat u qartësuan sot.

Gjersa ne e dim se HP është duke ndalur zhvillimin e celularëve me WebOS, është intersant të shihet se kompania po vazhdon të vë bast në sistemeve operative për tablet. Në vitin 2012, Whitman po planifikon një tablet me Windows 8. “Ne do të vazhdojmë të investojmë në ekosistemin ekzisutes të tabletëve dhe edhe në të ardhmen do të bazohemi në Windows”. /pcworldalbanian/

Komente (0)