Smartphone

Share

talking-tom-cat-1-1-7-06-250x250Një nga aplikacionet më të popullarizuara për Android dhe iOS, Talking Tom, shënoi një rekord të ri, 100 milion shkarkime.

 

Aplikacioni prapa të cilit qëndron ekipi nga sllovenia Outfit 7 është lansuar në vitin 2010, e pasi që maçoku i lazdruar arriti sukses, arritën edhe versionet tjera të aplikacionit.

 

Kështu deri tani ekzistojnë edhe qeni, bateria, roboti ose gjirafa që do të përsërisin atë që ju thuani, e të gjithë ata së bashku janë shkarkuar mbi 300 milion herë.

Appolicious transmeton deklaratën e kompanisë, se Talking Friends tani janë në dispozicion në më se 120 vende të botës, e dhe se kjo është “zbavitja mobile me rritjen më të shpejtë”.

Se çfarë miq ekzistojnë, si dhe lidhjet deri tek aplikacionet e tyre për platformën e cila ju intereson mund ti gjeni në ueb faqen zyrtare. /Telegrafi/

Komente (0)